Bota

E rrallë/ 13-vjeçarja mbetet shtatzënë nga miku i saj 10 vjeçar

E rrallë/ 13-vjeçarja mbetet shtatzënë nga miku i saj 10 vjeçar

Një vajzë e re 13-vjeçare ka ngelur shtatzënë nga një djalë i moshës dhjetë vjeç në Rusi, raportojnë media lokale.

Fëmijët studiojnë në shkolla të ndryshme në Territorin Krasnoyarsk në Siberi, por janë lidhur bashkë që në këtë moshë të vogël.

Mësohet se 13-vjeçarja do e mbajë fëmijën, vendim, i cili mbështetet edhe nga familjarët e saj. Policia ka nisur një hetim për rrethanat dhe shkolla e vajzës ka thënë se ata do të ofrojnë çdo ndihmë të mundshme.

Në deklaratën e saj policia njoftoi:

Më Janar 2020, policia pranoi informacione nga mjekët e Institucionit Federal të Shëndetit të Shtetit KB Nr 51 të qytetit të Zheleznogorsk se një nxënëse 13-vjeçare ishte shtatzënë. Komiteti Hetues i Federatës Ruse për Territorin Krasnoyarsk dhe Republikën e Khakassia kanë filluar një hetim dhe do të pasojë një vendim.”

Për djalin, i cili shumë shpejt do të bëhet baba dihet shumë pak, por në profilin në mediat sociale duket se “çifti i vogël” cilësohen si “të martuar”.

Nuk është rasti i vetëm i një fenomeni të tillë. Në vitin 2009 Mbretëria e Bashkuar ishte e habitur nga çështja e Alfie Patten, një djali 12-vjeçar, i cili pretendonte se kishte një fëmijë nga e dashura e tij Chantelle Steadman, atëhere 15 vjeçe.

Ajo nxiti një debat kombëtar për moralin dhe shtatzëninë e adoleshencës me udhëheqësin e atëhershëm të Tory, David Cameron duke thënë se ngriti pyetje ‘shqetësuese’ për Britaninë moderne.