E thonë shkencëtarët, ja cila është mosha perfekte për t’u martuar

    Mes shkencëtarëve ka nga ata që i përkushtohen kërkimeve ndonjëherë të pazakonta. Ashtu si shkencëtarët që kanë llogaritur se cila është mosha e duhur për t’u martuar.

    Mosha “e duhur” për martesë ndryshon në varësi të kohës kur fillojmë të marrim në konsideratë idenë. Ata që mendojnë për këtë në moshën 18-vjeçare duhet të martohen kur janë 20 vjeç e 6 muaj, ndërsa për ata që planifikojnë një martesë në moshën 25-vjeçare, mosha e duhur është 28 vjeç dhe 7 muaj. Kjo është deklaruar nga një studim i një grupi matematicienësh nga Universiteti i New South Wales në Australi.

    Teorema e shkencëtarëve australianë është rezultat i një formule të njohur si rregulli optimal i ndalimit, i përdorur tashmë në fushën e financave për të përcaktuar kohën e duhur për të investuar duke maksimizuar fitimet dhe duke minimizuar kostot.

    Në detaje, studiuesit kryen një llogaritje të rafinuar të mundësive, duke përdorur shumë parametra, përfshirë moshën në të cilën martesa konsiderohet një “mundësi” dhe kur fillon të jetë një “domosdoshmëri”.

    Dobia e hulumtimit? Fakti që sipas matematikës të kuptuarit saktësisht se kur të bëni “hapin e madh” do të zvogëlonte numrin e divorceve.

    Leave a Reply

    Your email address will not be published. Required fields are marked *