E pazakontë në Shkodër/ Fëmija bie nga dritarja, babai vijon udhëtimin me 3 fëmijët e tjerë! E çon në spital një shofer i rastit..

    Pakujdesia e babait të një fëmije 5-vjeçar nga Shkodra i cili udhëtonte në makinë së bashku me tre femijet e tjerë i ka kushtuar shumë, .

    Fëmija ka hapur xhamin e dritares së pasme të makinës dhe ka rënë në rrugë pranë vendit të quajtur Ura e Bardhajve.

    Ndërkohë babai i tij, Hilmi Kurtaj nuk e ka vënë aspak re djalin e tij që kishte rënë nga makina dhe ka vazhduar udhëtimin me 3 fëmijët e tjerë që ishin në makinë.

    Fatmirësisht një shofer i rastit që po vinte nga pas ka gjetur 5-vjeçarin në gjendje në mes të rrugës, ku më pas e ka marrë dhe e ka transportuar në urgjencën e spitalit të Shkodrës, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve

    Pak minuta më pas babai 50-vjeçar ka vënë re se çfarë kishte ndodhur dhe ka mësuar së fëmijën e ka në spitalin e Shkodrës ku  ka shkuar menjëhere atje për të mësuar mbi fatin e tij.

    Ai u shpreh se nuk e ka ndjerë se fëmija i kishte rënë nga makina dhe kështu kishte vazhduar rrugën për disa kilometra.

    Nderkohë në videon më poshtë doktorët flasin për situaten e djalit

    Leave a Reply

    Your email address will not be published. Required fields are marked *