Fifi merr vesh c’thonë jashtë për të/ I kanë thënë psikopate… Ja si reagoi…

    0
    55

    Big Brotherit mbrëmjen e djeshme iu bashkuan tre banore të reja, mes tyre Einxhel Shkira. E para që e mirëpriti duke e përqafuar ishte Fifi duke qenë se vajzat njihen nga jashtë.

    Pas spektaklit, teksa bisedonin në oborr, Einxhel tërthorazi i tregoi Fifit se ka patur shumë komente negative nga publiku për shkak të sjelljeve të saj dhe e këshilloi të bëjë kujdes.

    “Njerëzve jashtë mund t’ju duket e habitshme që ne mund të kemi disa reagime të çuditshme, por nuk e kuptojnë që kjo vjen si pasojë e gjithë trysnisë që kemi çdo ditë. Ne çdo ditë kritikohemi, shahemi, urrehemi pa arsye sepse puna jonë ka të bëjë me ekranin. Nëse gabon një njeri i zakonshëm, për shembull një farmaciste, askush nuk do e dijë, s’do e gjykojë e gjithë Shqipëria, kurse kur Fifi gabon, ajo do ngelet përgjithmonë, do i sulen të gjithë njerëzit, do e shajnë, kritikojnë, do bëjnë komente negative”, i tha Einxhel ndërsa Fifi pohoi se e kishte kuptuar.

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here