Gjenden gjurmë të Covid-19 tek pulat e importuara nga Brazili

    Disa zyrtarë të qytetit Shenzhen ne Kine kanë bërë me dije ditën e sotme se janë gjetur shenja të koronavirusit në krahët e pulës që ishin importuara nga Brazili.

    Zyrtatët thanë se malli është testuar dhe ka rezultuar pozitiv për Covid-19.

    “Sipërfaqja e një mostre të krahëve të pulave të importuara testuar pozitive për virusin”, thanë autoritetet e Shenzhenit

    Ata nuk e kanë bërë me dije markën , por thanë se po punojnë që të testojnë edhe produktet e tjera që janë shitur nga kjo kompani, ndër të tjera ata janë shprehur se po gjurmojnë edhe rastet e atyre personave që kanë rënë në kontakt me këto produkte.

    Kujtojmë që Qendra amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, si dhe Organizatën Botërore e Shëndetit, kanë thënë se rreziku që të infektohesh përmes ushqimit është shumë i ulët.

    Leave a Reply

    Your email address will not be published. Required fields are marked *