Gjiganti i veshjeve “ZARA” çon në gjyq butikun e vogël me emrin shqiptar “ZANA”: Arsyeja eshte e cuditshme!

Pronarja e një biznesi të vogël është kërcënuar nga gjigandi i madh i modës “Zara” se do të shkatërrojë firmën e saj nën pretendimin se marka e saj është “identike” me të tyren.

Gjigandi i modës me shumë miliarda paund “Zara” ka hapur gjyq kundër Amber Kotrri dhe firmës së saj me bazë në Darlington, “House of Zana”.

Ata thonë se marka e saj është “identike” me të tyren dhe se klientët mesatar ka mundësi që ta ngatërrojnë atë me markën “Zara”, duke i kërkuar asaj që të heqë nga tregu markën e saj dhe të ndryshojë emrin e biznesit.

Mirëpo, Kotrri në një përgjigje publike ka theksuar se biznesi i saj nuk paraqet asnjë kërcënim për ta, pasi askush nuk mund ta ngatërrojë.

Kotrri ndër të tjera ka treguar dhe historikun e biznesit të saj dhe emrit që zgjodhi për ti vendosur. Ajo ka thënë se fillimet e markës së saj kanë qenë në Shqipëri dhe emri është pikërisht nga vendo ynë duke shtuar se fjala “Zana” në shqip do të thotë “zanë”.

“Nuk besojmë se dikush e ka ngatërruar apo do ta ngatërrojë House of Zana me ZARA-n. Ne jemi një biznes i vogël që specializohet në kimonot e punuar me dorë. Fjala zana në shqip do të thotë zanë, vendi dhe ku kompania ka lindur dhe ka një studio prodhuese. Ne kemi një dyqan të vogël konceptesh në Anglinë Verilindore dhe një faqe interneti për të ndihmuar në promovimin e produkteve tona, ndërsa ZARA është një markë e njohur globale e modës me mbi 2000 dyqane me pakicë në mbarë botën dhe një koleksion masiv produktesh.

Nuk ka asnjë rrezik për të na ngatërruar me ZARA-n, ndaj pse duhet të lejohet një gjigant korporativ të ndalojë një biznes të vogël të përdorë një emër që nuk është aspak i ngjashëm me emrin e tyre dhe që do të rezultonte në shkatërrimin e markës sonë?

Ne e dimë se nuk jemi një kërcënim për ta, por ata mund të shkatërrojnë gjithçka për të cilën kemi punuar kaq shumë.”, tha ajo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *