News

Greqia publikon daten: Ja kur rihapet kufiri me Shqipërinë

Greqia publikon daten: Ja kur rihapet kufiri me Shqipërinë

Qeveria nepermjet ministrise se transportit ka njoftuar diten e sotme se më daten 15 maj do të rihapen kufijtë tokësorë dhe ato detarë mes Shqipërisë dhe Greqise për këmbësorë dhe automjete.



Sipas ministrit grek te transportit, deri në 15 maj, te gjitha linjat tokësore dhe ato detare do te jene te mbyllura me Shqiperine. Njeheresh nuk lejohet as qarkullimi i mjeteve turistike, skafe, jahte, etj., në ujërat greke.

Përjashtim bëjnë vetëm shtetasit me pasaporta shqiptare të cilët shkojnë në Shqipëri dhe anasjelltas ata me pasaporta greke që kthehen në Greqi, por edhe këta, vetëm nëse plotësojnë deklaratën përkatëse dhe kanë autorizim nga ambasada e vendit përkatës.

Ndërkohë vazhdon normalisht qarkullimi i kamioneve të mallrave me këto dy vende.

Ky vendim nga pala greke vlen jo vetëm për kufijtë me Shqipërinë, por edhe me Italinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Sakaq linjat ajrore i kanë ndërprerë te gjitha fluturimet, por Aegean Arilines njoftoi se më 1w maj nis fluturimet Tiranës-Athinë dhe anasjelltas.