Hapja e negociatave me BE, vjen lajmi i madh për Shqipërinë

Parlamenti Europian votoi me 519 vota pro, 52 kundër dhe 28 abstenim rezolutën për Shqipërinë të raportueses Isabel Santos mbi progresin e Shqipërisë në reformat e integrimit europian gjatë vitit 2021.

Gazetarja Erisa Zykaj bën me dije se në këtë raport, Parlamenti Europian i kërkon Këshillit të Bashkimit Europian të hapë me shpejtësi negociatat e anëtarësimit të Shqipërisë në BE.

Sipas Parlamentit Europian, mos hapja e negociatave përbën një kërcënim serioz për politikën e zgjerimit dhe dëmton reputacionin e Bashkimit Europian si partner i besueshëm dhe aktor serioz gjeopolitik në sytë e opinionit publik.

Këshillit të BE-së i kërkohet të marrë shpejt vendimin për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në dritën e kontekstit gjeostrategjik të luftës në Ukrainë dhe në veçanti aktiviteteve keqdashëse në rajonin e Ballkanit Perëndimor, që synojnë cënimin e integrimit më të thellë të rajonit në Bashkimin Europian dhe stabilitetin e tyre politik.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *