Humb jetën në moshën 16-vjeçare aktorja e njohur e telenovelave

Kailia Posey do t’i mungojë shumëkujt për shkak të talentit të saj. Kailia Posey, e cila u shfaq në “Toddlers & Tiaras” gjatë ecurisë së tij katërvjeçare në TLC, ka ndërruar jetë.Lajmin e ka bërë të ditur nëna e saj përmes një postimi në Facebook.

“Nuk kam fjalë apo mendime. Një vajzë e bukur na la. Ju lutemi, na jepni privatësi ndërsa vajtojmë për humbjen e Kailia-s.“Bebushja ime përgjithmonë”, shkroi nëna e saj. Miqtë, fansat dhe familja e Kaia-s i dhanë “lutje” dhe dashuri asaj gjatë kësaj kohe të vështirë.Biancha shoqe e ngushtë e yllit të “Toddlers & Tiaras” ndau një homazh prekës për shoqen e saj, pasi u shfaq lajmi se ajo kishte humbur jetën.“Për shoqen time të bukur e të mirë, do të të dua përgjithmonë,” shkroi Biancha mbi fotot e videot e tyre së bashku.

“Ishe një person i mrekullueshëm, e bukur brenda dhe jashtë.“Fjalët nuk mund të shpjegojnë se sa e dhimbshme është kjo, jo vetëm për mua, por për të gjithë njerëzit që të duan.” Biancha më pas kujtoi kohët e saj të veçanta me Kailia-n: nga provat së bashku për konkursin e “Ms. Teen Washington” deri tek një udhëtim së bashku në Xhamajka.“Të dua,” tha ajo. “Do të doja të kisha bërë diçka. Je në lutjet e mia. Do të më mungosh përgjithmonë. Pusho në parajsë Kailia Posey.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *