Humb jetën në punë shqiptari në Itali (emri)

    0
    100

    Një shqiptar raportohet se humbi jetën ditën e hënë në Itali, gjatë kohës që  ishte duke punuar.

    Ngjarja e rëndë është regjistruar në Genola të rajonit Cuneo në Itali.

    Shqiptari që humbi jetën është Aleksander Thani 63 vjeç, raporton noa.al që ju sjell dhe fotot e të ndjerit.

    Emigranti punonte për llogari të kompanisë së njohur të ndërtimit dhe prodhimit të betonit “Cemental”.

    Thani, me origjinë nga Shkodra, raportohet se paraditen e djeshme, madje sapo nisi punën, është goditur aksidentalisht nga një vinç.

    Ndonëse u dërgua në spital, Thani nuk mundi t’i mbijetojë plagëve.

    Për të lehtësuar hetimin lidhur me ngjarjen, kompania pezulloi procesin e punës.

    Aleksandër Thani ishte i martuar me Elizabetën dhe kishte dy fëmijë, ndërsa jetonte dhe punonte prej shumë vitesh në Itali. /NOA.al

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here