Ilir Shaqiri zbulon per here te pare gabimin më të madh që ka bërë në BBV

Fituesi i BBV, Ilir Shaqiri ka qenë mjaft i rezervuar sa i përket daljeve publike apo intervistave pas përfundimit të reality-showt.

Megjithatë, mbrëmjen e sotme ai ishte i ftuar në një intervistë të veçantë përballë ‘gazetarëve’ të rinj të “Piter Pan”. Sigurisht nuk kanë munguar pyetjet rreth eksperiencës së tij në “Big Brother Vip”, ku ai rrëfeu se është penduar që ka rrëfyer historinë e tij personale, për tradhtinë ndaj bashkëshortes së tij.

Gjithçka nisi nga një pytetje e njërit prej fëmijëve të “Piter Pan”, i cili e pyeti në lidhje me gabimet që ka bërë në fëmijërinë e tij.

“Jam përpjekur të jem shembullor po sado që përpiqesh është e pamundur. Duke qenë se edhe unë kam bërë gabime i kam marrë disa vërejtje nga nëna ime, dhe të bëjnë mirë sepse kur i merr nuk bën gabime prapë.”- tha Iliri. Më tej moderatoja Alketa Vejsiu e pyeti në lidhje me gabimi më të madh që ka bërë në BBV.

“Gabime, ndoshta jam futur shumë spontan në atë që unë jam në komentet me njerëzit dhe kam treguar disa gjëra të vetvetes që mund ti kisha evituar, që nuk do të merreshin vesh kurrë. Do qëndroja dhe më i qetë me vetveten time.”– zbuloi balerini duke shtuar se i referorhet historisë së tradhtisë ndaj bashkëshortes.

Ndër të tjera ai ka treguar gjithashtu pasionin e tij për peshkimin, ku tha se nëse nuk do të ishte bërë balerin, do të ishte bërë një peshkatar.

“Balerin bëhesh duke punuar shumë, sepse baleti është art i vështirë dhe i gjithanshëm por gjithsesi unë atë çelësin rezervë për jetën time e kam ruajtur dhe ka qenë peshkimi. Nëse nuk do isha bërë balerin do isha bërë peshkatar shumë i mirë.”– tha fituesi i BBV.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *