Ishte 100% i saktë në parashikim, mjeku mikrobiolog tregon çfare ndodh pas dates 4 maj!

    Mikrobiologu nga Kosova, Lul Raka, ka folur rreth gjendjes se koronavirusit në Kosovë.

    Raka tregoi se para disa ditësh kemi patur 79 raste, gjë që në Epidemi kjo quhet piku i infektimit.

    “Para disa ditësh patëm numrin më të madh të rasteve prej atyre që janë testuar pra 79 raste edhe zakonisht në Epidemi numri më i madh i rasteve brenda ditës konsiderohet piku. Unë uroj që pikërisht atë ditë ta kemi tejkaluar pikun, pasi gjatë ditëve të tjera kemi patur një ulje të rasteve, kjo do të thotë se masat e izolimit që janë marrë në Kosovë ja ka vlejtur për sistemin shëndetësor që kemi.
    Kjo nuk do të thotë se pas 4 Majit kur është planifikuar që të përfundojë ky cikël i izolimit nuk do të thotë se merr fund Pandemia. Raste do të kemi edhe pas 4 Majit mirëpo me masat që janë marrë ky numër do të jetë i menaxhueshëm për institucionet shëndetësore dhe ta mundësojë rikthimin gradual të ekonomisë së Kosovës, sepse edhe ekonomia duhet të vazhdojë dhe nderkaq duhet gjetur një bilanc ndërmjet aspektit shëndetësor dhe atij ekonomik.”

    Me tej Raka ka treguar se si duhet të veprojmë pas dates 4 Maj kur do të fillojë dalëngadalë hapja dhe ka bërë thirrje që të jemi të kujdesshëm të zbatojmë masat e vendosura nga organet kompetente në mënyrë që të vazhdojë dhe ekonomia të funksionojë.

    “Ky kthim nuk duhet të bëhet i shpejte, në këtë kthim duhet të analizohen çdo ditë rastet që regjistrohen dhe mandej në bazë të disa parametrave duhet të vendoset se ku dhe si do të jenë këto masa. Këto parametra janë që përhapja e rasteve të jetë e kontrolluar pra mos të mbingarkohet sistemi shëndetësor pastaj masat parandaluese janë nëpër ekonomitë e vogla. Ekonomitë e vogla që do të vazhdojnë punen duhet të përdorin maska, distancimin social dhe gjithashtu komuniteti tashmë është i informuar mjaftueshëm si të sillet” tha Raka.

    Leave a Reply

    Your email address will not be published. Required fields are marked *