Jeni në rregull tani! Eurovisioni i fshiu foton/ Ronela Hajati shfaqet ‘e mbuluar’ dhe thumbon

Torino- Pasi Eorovizioni e cilësoi provokuese veshjen e saj, Rondela Hajati po bën përgatitjet e fundit për performancën në natën e parë.

Ditën e sotme ajo ka dhënë një një konferencë për shtyp në Torino, aty ku dhe eventi më i madh muzikor i Evropës do të mbahet këtë vit.

Pas incidentit të ndodhur javën e kaluar, ku faqja zyrtare e eurovsionit fshiu foton e saj duke e cilësuar si tepër provokuese, ketë herë Ronela ka zgjedhur një veshje të veçantë, duke thumbuar dhe organizatorët.

Ajo është shfaqur me një fustan të bardhë që i mbulonte të gjithë trupin përveç duarve.

“Përpiqem të jem sa më familjare kështu që i mbulova të gjitha pjesët e trupit. Nuk vendosa maskë sepse duhet të flasë por po përpiqem të mbuloj çdo gjë. Ky detaj i kokës është shumë i bukur dhe veshja është e lezetshme, kam dhe një shenjë nga buzëkuqi im këtu kështu që mos më filmoni.”- ka thënë rondela meshuaka, teksa dukej tepër elegante.

Ronela do të përfaqësojë Shqipërinë me këngën sekret, ndërsa ajo do të jetë e para që do të performojë në skenën e Eurovisionit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *