“Kemi zbuluar diçka me pensionet”/ Rama paralajmëron ‘arrestime’: Shume shpejt do…

Kryeministri Edi Rama ka zbuluar se shumë shpejt do të bëhet publike një skemë “hajdutësh” e strukturave brenda sistemit të dhënies së pensioneve.

Rama ka paralajmëruar arrestime të bujshme të një skeme kriminale në postë dhe brenda sistemit të shpërndarjes së pensioneve.
“Jemi në një situatë të turpshme me pensionet, me dhënien e marrjen e tyre në dorë, jo nëpërmjet bankës.

Struktura e qeverisë anti-korrupsion po heton dhe ka zbuluar disa raste abuzimi. Shumë shpejt do kemi rezultatet për të çuar para drejtësisë punonjësit brenda sistemit të dhënies së pensioneve apo postës që operojnë në mënyrë kriminale”, tha Rama.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *