“Kjo që më ndodhi mua mos i ndodhtë askujt!” Efektivi i kerkon falje familjes Rasha

    Efektivi i forcave “Shqiponja”, Nevaldo H. është shfaqur i penduar në ambientet e Gjykatës së Tiranës, e cila caktoi masën e sigurisë “a rrest me bu rg”.

    Gjatë seancës gjyqësore, 31-vjeçari ka kërkuar të ishin të pranishëm edhe familjarët e Klodian Rashës, të riut që qël loi pak ditë më parë, në mënyrë që t’ju kërkonte ndjesë publikisht.

    “Kam v rarë një njeri, merrni ç’masë të doni. Dua të jetë edhe familja e tij këtu, t’ju kërkoj ndjesë publike”, ka deklaruar ai.

    Përgjatë gjithë seancës, ku u dha masa e sigurisë “ar rest me bur g”, polici nuk e ka ngritur kokën lart dhe gjatë gjithë kohës ka qëndruar me sytë poshtë.

    “Kjo që më ndodhi mua mos i ndodhtë askujt!”, është shprehur ndër të tjera ai.

    Ndërkohë, avokati i policit ka kërkuar një masë më të butë për klientin e tij për shkak se ky i fundit ka shprehur pendesë për aktin e kryer.

    Leave a Reply

    Your email address will not be published. Required fields are marked *