Komente pa fund pas “gafës së madhe”, reagon për herë të parë Alketa Vejsiu: Më fal të lutem, t’i s’kishe…

    Drejtuesja e festivalit të RTSH-së, Alketa Vjesiu është ndeshur me komente të shumta pas gafës në natën e parë të Festivalit të Fundvitit, teksa performoi së bashku me baritonin e shquar Gëzim Myshketa këngën “Rrjedh në këngë e ligjërime”.

    MOderatorja e pranoi këtë në natën e dytë të festivalit. Moderatorja e pranoi, duke e quajtur këtë një gafë nga ana e saj. Ajo i kërkoi publikisht ndjesë.

    Ndërkohë sot, Vejsiu ka reaguar sërish pas fitores së Arilena Arës në festivalin e RTSH-së, duke mos lënë pa anashkaluar edhe pretendenten kryesore Elvana Gjatën.

    Alketa shpreh keqardhjen që nuk fitoi Elvana Gjata, pasi sipas saj nuk mund ti japë zë ajo publikut.

    Postimi Alketa Vejsiut

    I uroj sukese Arilenes per fitoren! Sa me mbare per Shqiperine ne Eurovision!

    Por nuk mund te le pa falenderuar Elvana Gjaten! Ate qe u klikua ne 2 jave me shume se te gjithe, 3 milion e 500 mije here! Nuk mund ta mohoj qe kenga e saj ishte festa e ketij Festivali! Qe Elvana ishte lajmi i ketij edicioni, zeri dhe energjia e rinise qe vallezoi ne nje salle te ngurte, qe beri bashke Shqiperine, Kosoven dhe Diasporen! Garat shpallin fitues, por jo humbes; sepse hitet nuk vdesin kurre.

    Pas ketij Festivali qe e kam bere me shpirt, mund te them qe skam qene dhe sdo behem kurre pale me asnje juri, per asnje motiv!

    Besoj tek meritokracia dhe me vjen thellesisht keq qe ne platformen e ketij Festivali nuk munda dot ti jap ze, zerit te publikut! Me falni nese ju kam zhgenjyer! Kuptoj dhe respektoj ndjeshmerine tuaj!

    Elvana Faleminderit! Ti erdhe ne kete Festival sepse besove tek vizioni im! Ti s’kishe nevoje per gare per te konfirmuar ate qe je, sepse ti thjesht Je!

    Leave a Reply

    Your email address will not be published. Required fields are marked *