Koronavirusi ndan çiftin e te moshuarve pas 60 vitesh martesë, burri në karantinë, gruaja nga dritarja

    Foto prekese të një çifti të martuar prej 60 vitesh, të ndarë nga coronavirusi, janë publikuar ndërsa provojnë të komunikojnë përmes një dritareje.

    Gene Campbell, 89 vjeç, është bllokuar brenda qendrës së kujdesit në Kirkland të Washington State, ku disa banorë kanë vdekur nga Covid-19, transmeton Telegrafi.

    Mirëpo dashuria nuk e ka ndalur gruan e tij Dorothy, 88-vjeç, që të jetë pranë tij, ndërsa viziton burrin e saj përmes dritares.

    Dorothy u shoqërua nga djali i tyre Charlie, një infermier i regjistruar nga Silver City, New Mexico, ai mbante një telefon në duar, në mënyrë që ata të bisedonin me njëri-tjetrin.

    Raportohet se numri i vdekjeve nga coronavirusi në SHBA u rrit në 12 të enjten, ndërsa të infektuar janë raportuar gjithsej 200 raste.

    Kolorado dhe Nevada raportuan rastet e tyre të para. Nëntë nga të vdekurit ishin nga e njëjta shtëpi pleqsh periferike të Seattle, ndërsa tani rasti është nën hetimin federal.

    Familjarët që strehonin të dashurit e tyre në qendrën e kujdesit, me zemërim pranuan lajmet e hidhura.

    Leave a Reply

    Your email address will not be published. Required fields are marked *