Ky vend i BE drejt hapjes totale, nis me shkollat dhe dyqanet

    Plani i heqjes graduale të masave shtrënguese në vend eshte prezantuar nga qeveria e Belgjikës

    Sipas disa rregullave të reja, të paraqitura nga qeveria, shkollat do të nisin nga java e ardhshme, megjithëse kapaciteti i nxënsve në klasa do të ulet.

    Në klasa nuk do të lejohen më shumë se 10 nxënës, të cilët do të respektojnë mes tyre distancimin social.

    Kryeministria Sophie Wilmes tha se vendi do të hapë dyqanet e veshjeve me qëllim që njerëzit të përshtaten me rregullat e reja që iu kërkojnë qytetarëve belgë prej moshës 12 vjeçare të mbajnë maska në transportin publik.

    Ndërsa dyqanet e tjera do të hapen një javë më vonë. Kafet dhe restorantet nuk do të rifillojnë nga puna përpara datës 8 qershor.

    Sipas të dhënave zyrtare, deri në këto momente në Belgjikë raportohen mbi 44 mijë persona të prekur nga virusi, 6700 prej të cilëve kanë humbur jetën, pjesa më e madhe në azilet për të moshuarit.

    Leave a Reply

    Your email address will not be published. Required fields are marked *