Lajm i mire! Shërohen 3 persona në Romë, ja ilaçi qe i jep shpresë mjekësisë

    Teksa në vendin fqinj, Itali, 14 persona kanë humbur jetën dhe 528 të tjerë jane prekur nga koronavirusi , një lajm i gëzueshëm ka lënë vend për shpresë!

    Mediat italiane raportojnë se 3 pacientë në Romë kanë mundur të shërohen, ku madje dy prej tyre (një çift kinez) u është ndërprerë trajtimi intensiv.

    Mësohet se mjekët kanë përdorur një ilaç eksperimental të prodhuat në SHBA me autorizim të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, saktësisht Remdesivir-i.

    Remdesivir- i është një antiviral i prodhuar nga Gilead Sciences, i studiuar sa i takon luftës kundër Ebolës, që duket se po shfaq gjurmë pozitive edhe në përballjen me koronavirusin.

    Ilaçi në fjalë do të përdoret edhe në Kinë, veçanërisht në Wuhan ku gjenden rastet më të rënda dhe rezultatet e mjekimit do të shpallen në prill.tch

    Leave a Reply

    Your email address will not be published. Required fields are marked *