Lajm i mirë! Shkencëtarët mund të kenë gjetur ilaçin që per koronavirus

    Organizata Botërore e Shëndetit thotë se një firmë amerikane besohet të ketë shpikur ilaçin “remdesivir” që jep shenja për të trajtuar virusin vdekjeprurës koronavirus.

    Pas kësaj, aksionet e firmës Gilead u rritën me 5%.

    “Është vetëm një ilaç deri tani që mendojmë se ka efekt të vërtetë dhe bëhet fjalë për remdesivir”, tha Bruce Aylward, zëvendës drejtori i Organizatës Botërore të Shëndetit.

    Zyrtarët e shëndetit shtuan se janë bërë provat klinike nga remdesivir në njerëz dhe mund të dalë ilaçe brenda disa javësh.

    Shkencëtarët e Gilead konfirmuan në një e-mail drejtuar CNN Business se po punojnë me autoritetet shëndetësore në Kinë në dy prova tek pacientët të cilët janë infektuar me Covid-19.

    “Dy studimet, një tek pacientët me sëmundje të rëndë dhe një tjetër në pacientët me sëmundje të moderuar aktualisht janë duke regjistruar pjesëmarrës dhe ne parashikojmë rezultate në prill,” tha zëdhënësi i Shkencave të Gilead.

    Shkencëtarët theksuan se në fillim të këtij muaji kanë qenë duke punuar me autoritetet shëndetësore kineze për të parë nëse remdesivir, një ilaç eksperimental që është përdorur për të trajtuar virusin Ebola, mund të luftojë simptomat e koronavirusit.

    Leave a Reply

    Your email address will not be published. Required fields are marked *