Lëkundi Tiranën dhe Durrësin, tërmeti ndjehet deri në Itali. Mediat italiane tregojnë shkakun: U krijua një çarje….

    Tërmeti që lëkundi Tiranën dhe Durrësin pasditen e sotme është ndjerë deri në Itali. Mediat italiane shkruajnë se tërmeti me magnitudë 4.7, që goditi zonën midis Tiranës dhe Durrësit, u ndje edhe në Puglia dhe veçanërisht në Brindisi.

    Teksa kujton tërmetin shkatërrimtar të 26 nëntorit, mediat italiane shkruajnë se sipas analizave të Institutit Kombëtar të Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë,

    doli se shkaktar i atij tërmeti ishte një “çarje prej 85 kilometrash që u përhap nga Veri-Perëndimi dhe Jug-Lindja, midis qyteteve të Durrësit dhe Lushnjës, dhe se ai nuk u aktivizua plotësisht”.

    Çarja “i përket strukturave përgjegjëse për deformimin dhe mbivendosjen e sedimenteve që përbëjnë bërthamën e zinxhirit Albanidi“.

    Besohet se një strukturë e ngjashme tektonike ka shkaktuar në Shqipëri, tërmetin me madhësi 5.8 të 21 shtatorit.

    Leave a Reply

    Your email address will not be published. Required fields are marked *