News

Letra e doktorit italian po bën namin në rrjet: I dashur fëmijë, pse s’duhet te kesh frikë nga koronavirusi

Letra e doktorit italian po bën namin në rrjet: I dashur fëmijë, pse s’duhet te kesh frikë nga koronavirusi

Mjeku italian Alberto Pellai ka shkruar një letër-koment me titull “I dashur fëmijë, ja përse koronavirusi ngjall kaq shumë frikë por ti nuk duhet t’i druhesh”.

Me mbi 3800 shpërndarje deri në këto momente , kjo është letra që po ‘thyen’ rrjetin si një ndër më të klikuarat në mediat kombëtare e ndërkombëtare.

LETRA E PLOTË

Është një virus. Është aq i vogël saqë mud të shihet veçse në laboratorë specialë me mikroskopë specialë.

Prandaj na frikëson kaq shumë. Sepse është i pakapshëm me sy të lirë. Gjithmonë ne qeniet njerëzore kemi frikë nga gjithçka që na bën keq dhe që nuk mund të shihet.

I ndodhte njeriut që shkonte në pyll për të gjuajtur kafshë të eg ra. Ai nuk i shikonte dhe i duhej të shkonte t’i kërkonte. Ato qëndronin në vende të fshehta dhe, për të mos u v rarë, mundej që ta vri snin.

Aty truri ynë ka mësuar të ndezë emocionin e frikës. Na ka pajisur me kapacitetin e paralajmërimit të një rreziku që nuk shihet. Në këtë mënyrë jemi më të përgatitur për t’u përballur kur na shfaqet përpara syve.

Frika është si sirena e ambulancës që ulëret brenda teje. Koronavirusi, sot, bën që të bien të gjitha sirenat e alarmit të të gjithë botës. Flasin vazhdimisht në media, internet, televizion.

Ka disa mes të rriturve që janë më të qetë, ka të tjerë në ankth, disa janë shumë të frikësuar. Por ndërkohë ka njerëz me nerva të forta që po punojnë ditë e natë për ta luftuar këtë rrezik.

Fatkeqësisht në disa vende kanë anulluar ekskursionet shkollore. Nuk bëhen më stërvitjet sportive. Ngjan sikur jemi në një lu ftë, kjo të vjen ndërmend. Kemi një frikë të tme rrshme për ta përballuar.

Nuk mund ta zhbëjë këtë frikë, por mund të them që, teksa është e drejtë të ndjesh alarm për diçka që na kër cënon, në të njëjtën kohë duhet të mësojmë të kemi masë në mënyrën si e përballojmë rrezikun: Ta marrim për atë që është dhe për aq sa është.

Është e vërtetë që koronavirus është një agjent i ri infeksioni që për të parën herë po god et qëniet njerëzore. Më parë ishte prezent vetëm në trupin e disa kafshëve.

Është e vërtetë: Disa njerëz të infektuar nga koronavirusi kanë vde kur.

Këto ne të gjithë i dimë tashmë, por ja disa të vërteta të tjera që, në këtë klimë alarmi, duhet të tregohen, por që njerëzit i përhapin shumë pak:

E para, sëmundja është lokalizuar në disa zona të caktuara, të quajtura zona të shpë rthimit të infeksionit. Kur u identifikua zona e shpërthimit, ekspertët morën të gjitha masat e mundshme për të mos e lejuar të dilte që atje. Është tamam si një kafshë në kurth. Atje ku ka shpër thyer, njerëzit janë sot në izolim dhe karantinë. Nuk po dalin prej ditësh nga territori i tyre.

Sëmundja e prodhuar nga koronavirusi është e ngjashme me një grip. Të shkakton kollë, tështimë, temperaturë. Në shumë njerëz virusi nuk prodhon as këto simtoma. Vetëm pak njerëz sëmuren me simtoma shumë më të rënda, si pneumonia.

E duhet të dish që mes këtyre të sëmurëve nuk ka fëmijë. Ose ta shpjegoj më mirë, duket se ata që janë në moshën tënde, kanë një aftësi të natyrshme t’i rezistojnë su lmit të virusit. Do të thotë që ky virus nuk përbën një kër cënim të vërtetë për fëmijët.

Përpos kësaj, duhet të konsiderosh që në vendet në të cilat është përhapur infeksioni, ka miliona e miliona njerëz të tjerë. Prej tyre shumë pak marrin infeksionin, dhe prej atyre të paktëve vetëm 2 përqind kanë vd ekur.

Është e trishtueshme të dish që qoftë edhe një njeri i vetëm vd es nga një sëmundje. Megjithatë është e rëndësishme që ti të kuptosh që e gjithë bota po lufton për të shmangur që kjo të ndodhë.

Por është thelbësore që njerëzit të alarmohen. Sepse kështu perceptojnë një rrezik dhe mësojnë të bëjnë gjithë çfarë nevojitet për të shmangur që ai të rritet.

Është ajo që kanë bërë me ty prindërit e tu që kur ke lindur.

Të kanë mësuar që përpara se të kalosh rrugën, duhet të presësh që semafori të kthehet në të gjelbër. Në të kundërt rrezikon të tërhiqesh zv arrë nga një makinë. Kjo të ka lejuar të mësosh që të jesh në botë i sigurt, duke ditur se si të shmangësh rreziqet.

Të kanë mësuar që nuk mund të hash vetëm hamburger dhe patatina. Sepse trupi yt ka nevojë edhe për fibra e vitamina që gjenden tek frutat dhe perimet. Vetëm në këtë mënyrë mund të kesh një trup të shëndetshëm.

Të kanë mësuar që kur lundron në internet nuk duhet të japësh të dhënat e tua – emër, mbiemër e adresë –askujt, sepse nuk dihet se kush qëndron në anën tjetër.

Për koronavirusin është diçka e ngjashme. Bota tani paralajmërohet se jashtë është një virus për të cilin nuk dimë shumë gjëra. E prandaj duhet të mbrohemi.

Çdo ditë në laboratorë, shkencëtarët po punojnë për të gjetur një vaksinë dhe kurën. Në çdo moment, njerëzit që drejtojnë po marrin masa.

Dhe mos harro atë 2 përqindshin, pra edhe njerëzit që sëmuren kanë 98 përqind mundësi për t’u shëruar. Dhe pothuajse e gjithë popullsia ka mundësi maksimale të mos sëmuret.

Ekspertët e parandalimit na thonë të bëjmë disa gjëra që janë shumë të thjeshta, por shumë të rëndësishme:

1-Nëse të vjen të tështish, bëje tek brryli. Në këtë mënyrë ulet mundësia e rrezikut për të përhapur jo vetëm koronavirusin, por çdo virus tjetër që ka të bëjë me rrugët e frymëmarrjes.

2-Laj mirë duart, lart, poshtë e mes gishtave, me sapun të lëngshëm, për më shumë se dhjetë sekonda.

3-Mund të këndosh ndërkohë këngën “shumë urime për mua” teksa lan duart, kështu arrin të kryesh procesin për aq kohë sa duhet e ndërkohë thua diçka të bukur dhe fut brenda në shpirt pak gëzim dhe optimizëm.

4-Përdor kartopiceta për rrufën dhe hidhi menjëherë në një kosh të mbyllur.

5-Mos i vendosni gishtat dhe duart në gojë, sy, hundë (por tashmë e keni ditur këtë!) dhe mos ha thonjtë. Këta mbaji të shkurtër dhe të rregullt.

Kjo është gjithçka ajo që mund të bësh ti vetë për të mposhtur këtë përbindëshin e padukshëm që të ka frikësuar. Të cilin po e njohim nga dita në ditë dhe po mësojmë ta mundim.

Njeriu, gjatë gjithë historisë ka ditur si të bëjë gjëra të jashtëzakonshme. Mësoi të kapërcejë sëmundje shumë më të tm errshme, shpiku raketa që mund të na çojnë në Hënë, zbuloi se si ta shndërrojë ujin dhe dritën e diellit në energji.

Mos harro: Frika na bën të shohim vetëm anën e errët dhe të zymtë të gjërave. Por ti mos humb në errësirë.

Beso! Beso edhe në punën e miliona njerëzve sot që po punojnë dhe po luftojnë për të fituar betejën kundër koronavirusit. Mëso t’i imagjinosh të gjithë sëbashku. Janë një ushtri e pafundme me miliona burra dhe gra – mjekë, studiues, shkencëtarë, infermierë, oficerë të zbatimit të ligjit – kundër një virusi mikroskopik të padukshëm.

Do t’ia dalim edhe këtë herë, do ta shohësh që do t’ia dalim!