Loredana dhe reperi gjerman fejohen, momenti kur ai i propozon me unazë

    Vetëm pak kohë pas ndarjes nga bashkëshorti i saj, Mozzik, Loredana duket se ka gjetur partner të ri.

    Prej kohësh përflitej se ajo është në një lidhje me reperin gjerman Bonez MC pasi dyshja shfaqeshin kudo bashkë.

    Këngëtarja gjithshtu e shoqëroi reperin në një nga koncertet e tij të fundit.

    Për lidhjen e tyre kanë folur edhe mediat gjermane e ato zvicerane. Ndërsa ditët e fundit po përflitet se Loredana dhe Bonez janë fejuar.

    Në rrjete sociale është publikuar një video ku Loredana tregon unazën që ka vendosur në gisht dhe përballë saj është Bonez.

    Ndërkohë që pak orë më parë reperja ka postuar edhe një video në Instastory ku duket se po paralajmëronte diçka. “Yummy”, shkruante Loredana duke treguar dorën dhe një unazë emoji.

    Leave a Reply

    Your email address will not be published. Required fields are marked *