Vetekarantinim per ata qe kane hyre nga Italia. Ushtria dhe Policia kontrolle në rruge: 5 mije euro gjobe dhe ndalim kalim kufiri..

    Nga nesër Ushtria dhe Policia e Shtetit do të zbresin në terren për të gjithë qytetarët e “pabindur” që nuk vetëkarantinohen, edhe pse kanë ardhur nga Italia.

    Një vendim i tillë është marrë ditën e sotme, të cilën Report Tv e mëson ekskluzivisht, ku bëhet fjalë për ngritjen e postoblloqeve në lagjet ky jetojnë qytetarët të cilët kanë një histori udhëtimi në Itali dhe nuk vetëkarantinohen për 14 ditë ose e shkelin atë.

    Bazuar të dhënave që janë marrë nga sistemi i TIMS, qytetarët do të jenë në monitorim të vazhdueshëm nga policia dhe ushtria, të cilët nëse nuk vetë-karantinohet atëherë do të bëhet izolimi i tyre i detyrueshëm në shtëpi, ose në karantinën që është vënë në dispozicion në Konvaleshencë.

    Ky vendim vjen me qëllim që të mos u lihet gjithçka në dorë qytetarëve, ku nisur nga 12 rastet që janë konfirmuar deri më tani nga Ministria e Shëndetësi, 8 kanë qenë si pasojë e kontaktit me pacientit ‘zero’, tashëm të shtruar tek infektivi.

    Në një komunikim publik live nga rrjeti social Facebook, të cilin e nisi dhe e mbylli duke larë duart, kryeministri Edi Rama tha se nëse kapet me shkelje një qytetar, jo vetëm do të gjobitet me 5 mijë euro gjobë, por edhe pas kalimit të situatës me koronavirusin do t’i ndalohet udhëtimi jashtë Shqipërisë, nëse nuk e ka shlyer gjobën.

    “Postblloqe për kontrolle të automjeteve dhe do të verifikojnë nëse ka të ardhur nga Italia apo Greqia në 14 ditët e fundit të cilët ndalohen të dalin nga shtëpia. Nga nesër kush prej tyre do të kapet në rrugë, do të dënohet me 5 mijë euro gjobë. do të ndalohet të largohet nesër në Itali pas ikjes së epidemisë nëse nuk do të ketë paguar gjobën. Ju kërkoj shumë ndjesë është një masë që në kushte normale do të ishte absurditet, nuk do doja kurrë t’ua kërkoja këtë. por kjo nuk është një kohë normale, futeni në kokë, është një kohë lufte me një armik që nuk duket por është rreth secilit prej nesh. DO ta kalojmë siç klauam tragjedinë e 26 nëntorit ku dolëm më të fortë”, u shpreh kryeministri Rama.

    Leave a Reply

    Your email address will not be published. Required fields are marked *