Mbyllja e kufijve/ KE iu hap derën disa vendeve, çfarë u vendos për Shqipërinë

    Këshilli Europian ka përditësuar listën rekomanduese të shteteve të cilëve mund t’iu lejohet hyrja në BE në bazë të kritereve dhe kushteve të parashtruara tek rekomandimet,

    por për Shqipërinë KE ka vendosur sërish që të mos e përfshijë në vendet që lejohen të lëvizin në zonën Shengen.

    Duke filluar nga 8 gushti, vendet anëtare do të heqin gradualisht kufizimet për banorët e këtyre shteteve:

    Australi

    Kanada

    Gjeorgji

    Japoni

    Zelandë e Re

    Ruanda

    Koreja e Jugut

    Tajlanda

    Tunizi

    Uruguai

    Kina, pritet konfirmimi në bazë të parimit të reciprocitetit.

    Ndër kriteret që vendosin nëse duhet të hiqen kufizimet për vendet jashtë unionit janë: situata epidemiologjike, masat kufizuese duke përfshirë distancimin fizik si dhe konsiderata të tjera sociale dhe ekonomike.

    Leave a Reply

    Your email address will not be published. Required fields are marked *