Humbja misterioze e 4-vjeçarit në Tiranë, fotografohet rrugëve një fëmijë me ngjashmëri

    Para disa ditesh, një fëmijë i vogël u zhduk në mënyrë misterioze në Tiranë.

    Vogëlushi 4-vjeçar, Klodian Ashini, ishte duke luajtur me një bashkëmoshatarin e tij te sheshi i banesave sociale në Shkozë, mesditën e të hënës.

    Deri më tani ende nuk ka asnjë gjurmë të Klodianit, ndërsa autoritetet kanë vendosur foto të tij në çdo pikë kufitare, pasi dyshohet se mund të jetë rrëmbyer.

    Lajmi për zhdukjen e vogëlushit është raportuar në të gjitha mediat dhe foto të tij janë vendosur edhe në rrugët e kryeqytetit.

    Ndërkohë, një qytetare ka dërguar një mesazh në redaksinë e JOQ Albania, ku tregon se ka parë një fëmijë të vogël, i cili ka ngjashmëri me 4-vjeçarin e zhdukur.

    Ajo ka dërguar edhe disa foto të tij, të cilat i ka bërë në afërsi të zonës së “21 Dhjetorit” në kryeqytet. Qytetarja shprehet se ai ishte i vetëm në rrugë.

    Nuk mund të themi me siguri që fëmija i fotografuar nga qytetarja është vogëlushi i zhdukur, por ngjashmëria mes tyre është e madhe dhe vetëm familjarët mund ta dallojnë nëse është vërtetë Klodiani apo jo.

    Leave a Reply

    Your email address will not be published. Required fields are marked *