“Katastrofë, do humbin jetën mijëra e mijëra qytetarë”, Xhelal Mziu jep ALARMIN: Rrezikohet të shembet DIGA e liqenit të Paskuqanit

    Ish-kryebashkiaku demokrat i Kamzës, Xhelal Mziu, ngre alarmin dhe thotë se diga e liqenit të Paskuqanit mund të shembet, nisur nga situata e krijuar ditët e fundit për shkak të reshjeve të shumta në gjithë vendin.

    Mziu thotë se diga është në situatë kritike dhe rrezikon jetën e më shumë se 30 mijë familjeve në Paskuqan.

    “Kemi një situat SOS tek diga liqenit Paskuqan Kamëz, është në situat kritike dhe rrezikon jetën e mbi 30 mijë familjeve të Paskuqanit dhe të lagjeve 1 dhe 3 të kodër kamzës e bregut lumit. Shikoni pamjet e digës së liqenit që jo vetëm ka bërë të pakalueshme rrugën, por është gati në shembjen e saj çfarë do të shkaktonte një katastrofë njerëzore në të gjithë zonën”, shkruan ndër të tjera XHelal Mziu.

    Shkrimi i plotë:

    Skandalet e Rilindjes 6% nuk kanë të sosur në Bashkinë e Kamzës!

    Kemi një situat SOS tek diga liqenit Paskuqan Kamëz, është në situat kritike dhe rrezikon jetën e mbi 30 mijë familjeve të Paskuqanit dhe të lagjeve 1 dhe 3 të kodër kamzës e bregut lumit.

    Shikoni pamjet e digës së liqenit që jo vetëm ka bërë të pakalueshme rrugën, por është gati në shembjen e saj çfarë do të shkaktonte një katastrofë njerëzore në të gjithë zonën.

    Duke parë rrezikun e kësaj dige por dhe për ta kthyer në një zonë atraktive liqenin e Paskuqanit, u bë financimi nga Bashkia Kamëz me një vlerë 64 milionë lekë dhe kontrata me kompaninë është lidhur me datë 5 gusht 2019 me një afat 90 ditor, pra për tu mbyllur brenda vitit 2019 !

    Ardhja e rilindjes bllokoi dhjetra investime rrugë, kanalizime, tregun e qytetit, por dhe rehabilitimin e digës së liqenit të Paskuqanit.

    Asgjë në këto rreth 2 vite në Kamëz veç shkatëërimit, ditët i kanë të numëruara, por rasti në fjalë është një katastrofë, që do të humbnin jetën mijëra e mijëra qytetarë.

    Koha e llogaridhënies po vjen, më 25 prill do të marrin gjykimin e qytetarëve por dhe të drejtësisë.

    Leave a Reply

    Your email address will not be published. Required fields are marked *