Ministrja jep alarmin nga kuvendi: Nuk do kete me shtreter, shumë shpejt do te..

    Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu teksa u kërkoi kolegëve në Kuvend të miratojnë aktin normativ për mbajtjen e detyrueshme të maskës dhe mbylljen e jetës së natës, ka dhënë alarmin për kapacitetet e spitaleve ku po kurohen të infektuarit me COVID.

    “Sot jam këtu për të kërkuar mbështetjen tuaj për të miratuar aktin normativ.

    Shoh që disa maskën nuk po e mbajnë. Nëse ju nuk e mbani maskën, sigurisht nuk mund të jemi shembulli më i mirë për t’u marë për luftën ndaj këtij infeksioni.

    Në të dy spitalet COVID, ne kemi mbi 120 të shtruar dhe me dhjetëra të tjerë të dyshuar dhe të shtruar në këto spitale. Shumë shpejt ne do ezaurojmë kapacitetet e dy spitaleve dhe më pas do shtrihemi në planin për të hapur spitalin e tretë e të katërt.

    Por a është më e mira kjo? Të hapim spitale pa fund apo që secili të marrë përgjegjësi individuale të vendosë maskën e të ulë rriskun për infeksione”, tha Manastirliu teksa pohoi se kjo situatë do vazhdojë kështu derisa të zbulohet vaksina anti COVID.

    “Ulja e numrit të infeksioneve con në më pak persona të shtruar në spital, më pak humbje jete.

    Ne nuk duhet ta bëjmë vetëm për vete, duhet ta bëjmë edhe për të afërmit tanë, për mjekët që janë duke punuar për të shpëtuar jetë.

    Ashtu sikurse vishemi në mëngjes, duhet të vendosim maskën. Sic ishim nuk do jemi derisa vaksina të dalë por edhe atëhere bota do ketë ndryshuar dhe s’do jemi më të njëjtët”, u shpreh ministrja Manastirliu.

    Leave a Reply

    Your email address will not be published. Required fields are marked *