Ndryshon procedura per marjen e patentes, ja udhëzimi i ri për autoshkollat, patentat dhe pronarët e automjeteve

    U publikua një udhëzim të ri nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë rreth aplikimit të qytetarëve për leje drejtimi.

    Të gjitha shërbimet tashmë për lejen e drejtimit do të kalojnë nëpërmjet portalit shtetëror “e-Albania”. Kjo gjë prek në mënyrë direkte procesin edhe për autoshkollat, por edhe për kandidatët.

    Sipas udhëzimit të interesuarit për të përfituar leje drejtimi duhet të bëjnë fillimisht një regjistrim në portalin “e-Albania” si kandidatë, në seksionin e dedikuar në këtë faqe.

    Udhëzimi detyron edhe Autoshkollat që të paraqesin dokumentet e kandidatit në “e-Albania”, nga ku më pas do të bëhet verifikimi i tyre nga DRSHTRR, “nëse autoshkolla plotëson  kriteret  teknike  dhe  profesionale  për  të ushtruar veprimtarinë sipas përcaktimeve të licencës.”

    Gjithashtu të gjithë personat e interesuar, që nuk janë shtetas  shqiptarë,  mund  të  pajisen  me  leje  drejtimi të mjetit, pasi të paraqesin dokumentet e përcaktuara në nenin 311 po në portalin shtetëror “e-Albania”, shkruhet më tej në udhëzim.

    Në një tjetër udhëzim, ministria e Infrastrukturës ka vendosur edhe transferimin e një shërbimi tjetër në portal. Në këtë rast nëse certifikata e pronësisë së mjetit tuaj shkatërrohet, humbet, dëmtohet apo vidhet, udhëzimi informon se çdo shtetas duhet të paraqitet në portalin “e-Albania” për zëvendësimin e tij, ku në të do të gjejë:

    1. aplikimin dhe  shërbimin  e  kërkuar,  i  cili përmban dhe formularin e shërbimit, sipas modelit të hartuar nga DPSHTRR-ja;
    2. deklarimin  për  humbjen  e  certifikatës  së pronësisë, e shprehur në modelin e shkronjës “a”, të pikës 1 të këtij neni”

    Leave a Reply

    Your email address will not be published. Required fields are marked *