Nëna e Mateos denoncon nje te afermen e familjes, ja detaji qe beri te dyshojne se mund te kete lidhje me Calamanin

    Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me njerjen e rende ne Grecalli të Fierit.

    Mbrëmjen e djeshme, familjarët e 8-vjeçarit i janë drejtuar policisë së Fierit, ku kanë denoncuar një grua, e afërme e familjes, e cila mund të ketë dijeni mbi ngjarjen.

    Ata kanë dalë në këtë përfundim duke u bazuar në sjelljet e saj gjatë këtyre ditëve.

    Mësohet se disa deklarata të dhëna nga autori i ngjarjes, Klodian Calamani, përpara se të zbulohej trupi i pajetë i 8-vjeçarit, janë të njejta me ato të gruas, e cila sipas burimeve për mediat, është më e madhe në moshë dhe banon pranë shtëpisë së Mateos dhe asaj të autorit të ngjarjes.

    Po të njejtat burime bëjnë me dije se ka qenë pikërisht i njejti person ai që i ka thenë familjarëve të Mateos se një makinë kishte kaluar në rrugën pranë shtëpise e ndoshta mund të kishte lidhje me humbjen e Mateos, e njejta deklaratë dhënë nga autori.

    Ndërkohë, grupi hetimor pritet që të marrë në pyetje gruan për të hedhur dritë jo vetëm mbi ngjarjen por edhe nëse ka pika kontakti me autorin e saj që mund ta përfshijnë.

    Leave a Reply

    Your email address will not be published. Required fields are marked *