Nena shet femijen 8 muajsh dhe vajzen 7 vjecare qe te blej nje iphon

Një çift nga India kanë rrëfyer se kanë shitur foshnjen e tyre 8 muajsh për të blerë një iPhone për të bërë “reels” në mediat sociale.

Fqinjët në zonën e Panihati Gandhinagar, një vend tejet i varfër, nisën të dyshojnë kur çifti bleu telefonin e shtrenjtë dhe udhëtoi nëpër Bengalin Perëndimor për të bërë video, teksa foshnja e tyre nuk dukej gjëkundi.

Kur u morën në pyetje, çifti pranoi se ia kishin shitur foshnjën një gruaje në një fshat aty pranë. Të identifikuar si Jaydev dhe Sathi, çifti po ashtu u përpoqën të shisnin edhe vajzën e tyre 7-vjeçare në fundjavën e kaluar, sipas këshilltarit lokal, Tarak Guha.

Pas rrëfimit të tyre, Sathi dhe gruaja që bleu foshnjën, u arrestuan, ndërsa Jaydev arriti të arratisej dhe po kërkohet nga policia. Media lokale “News9Live”, raportoi se foshnja është gjetur dhe është shpëtuar nga autoritetet.joq

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *