News

Deshmia e shqiptarit nga zona e prekur në Itali, jane zbrazur supermerkatet: Pritet qe numri..

Deshmia e shqiptarit nga zona e prekur në Itali, jane zbrazur supermerkatet: Pritet qe numri..

Në këtë zonë, mendohet se jetojnë një numër i madh shqiptarëve, ndërsa fatmirësisht deri më tani sipas autoriteteve shqiptare, nuk raportohet për të prekur.



Një kosovar që jeton në Vedelago, ka treguar për Indeksonline se janë tejet në panik dhe të shqetësuar, ndërsa ka mungesë të maskave dhe se raftet e supermarketeve gjithandej po zbrazen.

“Raftet e supermarketeve italiane në Lombardia dhe Veneto janë zbrazur. Mungon uji në shumē dyqane/supermarkete, njësoj siç kanë mbetur të zbrazura të gjitha raftet ku vendosen perimet, frutat, mielli apo pastat. Njerëzit siguruan rezerva, të bindur që së shpejti do të detyrohen të izolohen në shtëpi. Kjo është dita më surreale që e kam jetuar ndonjëherë. Psikozë alarmante këtu në Veneto”, ka thënë ai.

Gjithashtu kosovari tregon se çdo aktivitet po anulohet, madje edhe kisha është mbyllur.

“Pubet dhe kafenet ne regjionin e Lombardia jane mbyll nga ora 18:00. Ka evitim të qendrave tregtare për të bërë shopping për veshmbathe. Nuk ka fluks nëpër qytete. Disa kisha janë mbyllur. Shkollat, universitetet, ekskursionet shkollore, eventet sportive, muzetë, kinematë, karnevalet – janë anuluar/mbyll. Pritet me u rrite numri i të prekurve. Edhe emisionet kanë vendosë me i ba pa publik”, tregon më tej ai për mediumin.

Kosovari me banim në Itali, thotë se për shkak se janë me kontrata të punës, e kanë të pamundur shpërnguljen.

“Varësisht nga rrethanat se si do të krijohen në orët apo ditët në vazhdim, do t’i shohim edhe mundësitë sesi të operojmë tutje”.

Ndryshe nga cfare po ndodh ne Itali, në aeroportin e Rinasit, po kontrollohen qytetarët që po vijnë nga Italia.

Ndërsa Ambasada Shqiptare në Romë njofton se situata po ndiqet me vëmendje dhe në fakt e cilësojnë si emergjente.