Ngjarja e rëndë në kopshtin privat, vjen lajmi i fundit për edukatoren që e gjeti 3 vjecarin pa jetë

    Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier, arrestuan shtetasen R. B., 27 vjeçe, banuese në Fier, pasi në kopshtin privat ku punon si edukatore, ka humbur jetën aksidentalisht fëmija i mitur 3 vjeç, i cili duhej të ishte nën mbikqyrjen e kësaj shtetaseje.

    Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier u bë kapja e shtetasit të shpallur në kërkim E.(M). H.(Xh)., 46 vjeç, banues në Fier pasi ishte shpallur në kërkim nga DVP Tiranë për veprat penale “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës” dhe “Marrja pa të drejtë e fëmijës”.

    Ky shtetas iu dorëzua shërbimeve të Policisë Tiranë për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

    Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier u procedua penalisht shtetasi J. L., 40 vjeç, banues në Zhupan, Fier, pasi në kundërshtim me vendimin e Gjykatës, ka shkuar te banesa e ish-bashkëshortes së tij e cila ishte e pajisur me urdhër mbrojtje.

    Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

    Leave a Reply

    Your email address will not be published. Required fields are marked *