Noizy flet për termetin: Isha me mamin dhe motrën shtatzënë nën rrënoja: Shyqyr Zotit..

    Reperi shqiptar, Noizy është një nga personazhet e njohur të ekranit që asnjëherë nuk është menduar dy herë kur bëhet fjalë për të ndihmuar të tjerët.

    Shpesh ai bën bamirësi dhe këtë e tregoi edhe pak ditë më parë, pasi u gjend në mes të njerëzve që kishin nevojë.

    Reperi gjithashtu ka dhënë ndihmë të veçantë edhe për personat me aftësi ndryshe.

    Së fundmi ai ka qenë në Fier ku ka marrë edhe një Certifikatë Mirënjohjeje për kontributin që ka dhënë ndër vite.

    Lajmin e ka bërë të ditur reperi nëpërmjet një postimi në Instastory.

    Gjatë vizitës në Fier ai ka takuar edhe persona me aftësi të kufizuara dhe ka realizuar një bisedë me ta.

    Reperi ka treguar edhe tmerrin që ka kaluar ditën e tërmetit.

    “Më vjen mirë që i kaluam ato streset e mëdha, sepse ishte me të vërtetë fatkeqësi e madhe, jo vetëm për Durrësin, por për të gjithë Shqipërinë. Shyqyr Zotit u lehtësua dhe inshallah nuk e kalojmë më kurrë atë gjë.

    Ishte diçka shumë e keqe, shumë e hidhur, pasi unë qëllova mes rrënojave me mamin, mbesën dhe motrën shtatzënë, që është diku gjashtë-shtatë muaj, ka qenë tmer për mua. Shyqyr Zotit shpëtuam pa dëme, por siç dihet ka pas shumë të humbur dhe ndihem sikur ata mund të ishin pjesëtarët e familjes sime. I lutem Zotit që kurrë më mos t’i përjetojmë këto gjëra që na ndodhën”, tha Noizy.

    Gjatë këtyre ditëve reperi ka qëndruar pranë banorëve të Durrësit, ku i ka ndihmuar me ushqime veshje dhe strehim.

    Leave a Reply

    Your email address will not be published. Required fields are marked *