Paralajmërimi i fortë i studiuesve britanikë: Vala e dytë e koronavirusit nuk është kjo, do të vijë kur…

    Vala e dytë e koronavirusit do të mbërrijë gjate dimrit kur temperaturat të bien nen 4 gradë celsius, paralajmërojnë ekspertët britanikë të shëndetësisë

    Zyrtarët vendas jane shprehur se një rritje e numrit të infektimeve atëherë mund të çojë në një mbyllje të dytë të vendit, e kjo në kohën kur ekonomia e goditur rëndë prej pandemisë sapo ka nisur të marrë veten.

    Një anëtar i grupit Këshillimor Shkencor për Emergjencat në Britani tha se besohet gjerësisht që ky virus i pëlqen temperatura 4 gradë Celsius, e kjo mund të shpjegojë përhapjen e shpejtë të tij në shkurt dhe mars.

    Për momentin mund ta kalojmë më lehtë se është verë. Por është e rëndësishme që njerëzit të përgatiten për sfidat që do të sjellë dimri, u shpreh ai. Gjatë krizës se koronavirusit, afro nëntë milionë punëtorë, ose më shumë se një e katërta e fuqisë totale punëtore, i humben përkohësisht vendet e punës në Britani. Kjo i ka kushtuar shtetit mbi 24 miliardë paund.

    Vetë kryeministri Boris Johnson ka qenë i infektuar me koronavirus dhe për shërimin e tij është dashur të qëndrojë në kujdes intensiv.

    Leave a Reply

    Your email address will not be published. Required fields are marked *