Moderatorja Alketa Vejsiu, mbrëmjen e së enjtes bëri realitet ëndrrën e saj duke prezantuar ne festivalin italian të Sanremos.
Ajo u vu në qendër të mediave italiane për shkak të shpejtësisë dhe se nuk pushonte se foluri.
![](http://box5921.temp.domains/~bulqizan/atdheal/wp-content/uploads/2020/02/640-0-5e3dd8821a692.png)
Pas prezantimit të festivalit, moderatorja ka dhënë një intervistë për emisionin “Un Giorno da Pecora” në “Rai Radio 1”, ku ka folur rreth eksperiencës së saj në Sanremo.
Moderatori i radios italiane, Giorgio Lauro, i ka përmendur elokuencën në të folur. “Ke folur shumë dhe mbi të gjitha me një shpejtësi të frikshme”, është shprehur ai.
Alketa ka treguar se arsyeja e shpejtësisë së saj në të folur, ishte dëshira për të përmbledhur në një kohë të shkurtër gjithë eksperiencën në televizion.
“Është grumbullimi i shumë viteve jetë në televizion dhe doja ta jepja të gjithin, po koha në Sanremo është shumë e shkurtër”, u përgjigj ajo.