“Po e prisja presj 5 vitesh, i kisha varur të gjitha shpresat te Zoti” këngëtarja shqiptare tregon si e zbuloi shtatzëninë

0
156

Prej 9 muajsh, këngëtarja e njohur e muzikës popullore Rovena Ibrahimi ka provuar emocionin më të madhe të një gruaje, të qenit nënë. E ftuar pasditen e djeshme në “Rudina” për të ndarë me publikun disa prej projekteve të saj të fundit, ajo rrëfeu edhe momentin e saj të veçantë, kur mësoi se ishte shtatzënë për herë të parë.

“Ky është momenti kur u rrëqetha dhe nuk e di pse më ndodh e njëjta gjë gjithmonë. Mbase është momenti më delikat në jetën e njeriut dhe uroj që kushdo në këtë botë ta ketë. Nuk planifikuam gjë. Kishim 5 vite martuar që prisnim dita-ditës që të ndodhte. Nuk po ndodhte. Takonim miq, thoshin ‘Ç’bëni, pse rrini, shkoni diku, rrini jashtë’. Unë thashë që nuk kam për të ikur në asnjë vend, nëse ka qenë shkruar për t’u bërë nënë. Do të bëhem kur ta ketë shkruar Zoti lart. Në momentin që vërtet ndodhi nuk po e besonim as vetë. Kur i thashë tim shoqi, i nisa testin, tha ‘Kush është shtatzënë?’. Është shumë e sinqertë dhe po e tregoj për herë të parë, sepse ti vërtet ta jep këtë impakt. Pastaj sigurisht u siguruam. Gjatë muajve të parë shkuam mirë, pastaj shumë trazira ndodhën, por ia dolëm”.

Rovena tha se nuk ka kaluar një shtatzëni të lehtë, por tashmë gjithçka ka kaluar përpara lumturisë që i ka dhuruar djali. Kjo është edhe arsyeja pse zgjodhën edhe një emër të veçantë për të, Nataniel, që do të thotë “dhuratë e Zotit”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here