Një lajm që na ka hidhëruar është ai i ndarjes nga jeta e aktores së njohur e cila kohësh jetonte në USA.
Është ndarë nga jeta aktorja e Teatrit të Kukullave, aq e dashur për të rritur e fëmijë, Mira Minga Jupi.
Lajmin e bën me dije mikesha e saj Shegushe Bebeti, teksa ndan dhi.mbjen e madhe për aktoren që do i mungojë skenës.
Për fat të keq, aktores nuk do i jepet lamtumira në atdhe.
“Mira e talentuar, aq bujare, aq punëtore e zemërbardhë, u largua në Amerikë para 19 vitesh e sot largohet nga jeta por ne nuk kemi mundësi t’i japim lamtumirën e fundit”, shkruan Bebeti.
Mira Minga ishte aktorja që luan Koten (Kotja) tek filmi “Përrallë nga e kaluara”. Ajo gjithashtu ka luajtur për here të parë Pinokun.