Punonte në të zezë në Itali/ Historia dramatike e shqiptarit të paralizuar në punë..

    Mediat italiane folen në lidhje me historinë e një shqiptari i cili punonte në Itali pa paguar sigurime shoqërore dhe shendetesore.

    Ai tashmë ka mbetur i paralizuar, në karrige me rrota pasi u aksidentua në punë, kur ra nga pesë metra lartësi.

    Duke qenë se ai ishte pa sigurime, kjo ngjarje u maskua si aksident rrugor dhe policisë iu desh tetë muaj për të zbardhur ngjarjen.  

    Dorian K., 27-vjeç, i pushuar nga puna nga ndërmarrja e ndërtimit në të cilën ishte punësuar, ishte në kërkim të një pune të re. Një biznesmen tjetër, bashkatdhetari i tij, i ofron atij punë në të zezë.

    Doriani dhe punëdhënësi i tij shkojnë në vend për të rregulluar çatinë e një ndërtese. “Gazeta il Giornale shkruan se shqiptari punonte pa mjete sigurie.

    Në pjesën e çatisë, Doriani duhet të vendoste disa pllaka, por ai rrëshqet dhe rrëzohet pesë metra në tokë.

    Punëdhënësi nuk thërret ambulancën, pasi i duhet të shpjegojë situatën e punës së padeklaruar. Pastaj ai vendos ta transportojë atë me furgonin e tij në Urgjencë.

    Ai u thotë mjekëve se gjatë rrugës për në punë, pa burrin në tokë ndoshta i përplasur nga një makinë tjetër. Mjekët nuk e besojnë pasi Doriani ishte I veshur me rroba pune dhe pis me gëlqere. Kësisoj ata vendosën të lajmërojnë karabinierët.

    Policia merr pamjet e kamerave të vëzhgimit dhe kupton se furgoni kishte emrin e një ndërmarrje ndërtimi në zonë.

    Nga kjo, hetuesit të koordinuar nga prokurori Letizia Moçiaro, zhvillojnë hetimet duke mbledhur të gjitha provat rreth ngjarjes.

    Doriani është i paralizuar, punëdhënësi dhe pronari i ndërtesës ku ka ndodhur aksidenti janë nën hetim.

    Leave a Reply

    Your email address will not be published. Required fields are marked *