Rikthehen shifrat e larta e të prekurve, Italia serish drejt rimbylljes

    Italia ka shënuar në 24 orët e fundit, shifrën më të lartë të infektimeve nga Covid 19 që nga 24 qershori. Ndodhur në këto kushte, ajo çfarë diskutohet është rimbyllja.

    Sot, ministri për çështjet rajonale, Francesco Boccia, ka thënë për mediat se nëse numrat nuk do të ndryshojnë, do të merren vendime për masa shtrënguese në lokale, plazhe dhe diskoteka.

    Ai pohoi që në mbarim të pushimeve, do të ketë masa mbyllëse në të gjithë vendin.

    “Nëse numrat nuk ndryshojnë, do të jetë e pashmangshme: javën tjetër do të përpiqemi të ndajmë një zgjedhje rigoroze me të gjitha rajonet”, u shpreh ministri.

    Leave a Reply

    Your email address will not be published. Required fields are marked *