Rritet numri i të prekurve me koronavirus, ministrja e Shëndetësisë braktis live emisionin

    Mbremjen e djeshme ne ‘Opinion’, Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka qenë duke shpjeguar në mënyrë të detajuar, historikun e 2 rasteve të identifikuara me koronavirus në Shqipëri

    Por papritmas erdhi lajmi se ishin identifikuar edhe 4 raste te reja infektimi me koronavirus duke trefishuar numrin brenda ditës dhe duke e çuar në gjashtë numrin e të prekurve.

    Pikërisht ky njoftim e ka bërë Manastirliun të braktise me urgjencë studion për të shkuar drejt mbledhjes së papritur të Task Forcës.

    Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastriliu është pyetur në emisionin Opinion nëse Shqipëria rrezikon një skenar si ai i Italisë për përhapjen e koronavirusit.

    Ajo tha se ekspertët e komitetit teknik shtetëror kanë përgatitur tre skenare por që ata janë të bazuar në probabilitete.

    “Skenarët e ekspertëve tanë janë algoritme, janë probablitete por nuk mund të themi 100% që mund të ndodhi kështu. Ne flasim me projeksione, kemi tre skenarë dhe të tre skenarët ku kemi dhe skenarin e pandemisë dhe do mundemi ta përballojmë. Ky sistem dhe këta mjekë e kanë treguar në histori që mund ta përballojnë dhe mund ta përballojmë”, tha ministrja Manastirliu pa dhënë detaje nga skenarët e parashikuara.

    Ndërkohë kryeministri i Italisë, Conte nënshkroi vendimin për të futur në karantinë të gjithë Italinë pasi shpërthimi i epidemisë ka bërë që Itali të jetë vendi i dytë më i prekur në botë pas Kinës.

    Leave a Reply

    Your email address will not be published. Required fields are marked *