Shkoi per te qetësuar nje fëmijë tjetër se po qante por… Edukatorja tregon si ndodhi ngjarja e rëndë

    Redina Binjaku, edukatorja e kopshtit privat në Fier ku vdiq 3-vjeçari ka treguar se si ka ndodhur ngjarja e rëndë të premten e kaluar.

    Ajo ka treguar se të premten fëmija ka shkuar në kopësht si çdo ditë tjetër dhe babai i tij Arjol Kodheli e kishte çuar. I ati atë ditë ka paguar pagesën mujore të kopshtit dhe i ka kërkuar edukatores që ta bëjë gati fëmijën pasi do ta merrte vetë rreth orës 13:00.

    Edukatorja 27-vjeçare kishte një marrëdhënie shumë të mirë e shumë të dashur me fëmijën i cili ishte shumë i dashur dhe i shkathët. Fëmija qëndronte në kopsht pasi hante ushqim, por dhe flinte së bashku me fëmijët e tjerë.

    Ditën e premte kur ora po shkonte 13:00 dhe babai do shkonte të merrte fëmijën, edukatorja e ka bërë gati e ka veshur dhe e ka lënë në korridor afër portmontosë, ku ndodhej çanta, pasi një fëmijë tjetër nga grupi i saj po qa te. Ky ka qenë dhe momenti f atal.

    Edukatorja kishte shkuar brenda në klasë për të parë se çfarë kishte ndodhur me fëmijën tjetër, pse po qa nte dhe e ka qetësuar atë. Por kur edukatorja është kt hyer te fëmija i vogël e ka gjetur atë të va rur tek varësja ku fëmijët linin xhupat dhe çantat.

    Edukatorja i ka dhënë ndihmën e parë dhe ka njoftuar përgjegjësen, stafin e më tej administratorin. Mësohet se fëmija ka hipur në pjesën ku lihen këpucët dhe ka tentuar të marrë vetë çantën, por ka rrëshqitur duke i ngecur kapuçi në varëse, gjë që i shkaktoi mb ytjen dhe ka bërë që të ndërrojë jetë.

    Policia kur ka shkuar në kopësht ka sekuestruar të gjitha pamjet filmike por fatkeqë sisht i vetmi vend pa kamera në këtë kopsht privat ishte një korridor 4 metra i gjatë mes klasave ku fëmijët vendosnin këpucët dhe çantat.

    Në trupin e fëmijës nuk ka patur asnjë shenjë tjetër përveç asaj në q afë të shkaktuar nga kordoni i kapuçit të xhupit. Nga deklarimet e edukatores në Polici mësohet se në ditën që ka ndodhur ngjarja në klasën ku ajo kryen mësim ka pasur pesë fëmijë. Edukatorja ishte shumë e dashur me fëmijët dhe fundjavën që ndodhi ngjarja e rëndë do të fejohej.

    Leave a Reply

    Your email address will not be published. Required fields are marked *