Vogelushja qe beri per vete zemrat e te gjitheve, shpallet “Modelja vogël më e ëmbël”.

    Ka bere per vete zemrat e publikut ndërsa modelonte për një sfilatë mode, ja arsyeja..

    Vajza 4-vjeçare nga Malta, Francesca Rausi, ishte vogëlushja e parë në Maltë që mori pjesë në një konkurs modelimi për fëmijë dhe fitoi titullin “Modelja vogël më e ëmbël”.

    Tashmë ajo po sfilonte në një skenë në Javën e Modës në New York. Vajza e vogël me sindromën Down, vodhi zemrat e të gjithë audiences me buzëqeshjen e saj vesh më vesh.

    Asaj iu bashkua Madeline Stuart, një 23-vjeçare australiane që u bë e famshme si modelja e parë me sindromën Down.

    Franceska e vogël do të ndjekë shembullin e Madeline dhe do të vazhdojë ëndrrën e saj si modele.

    Java e Modës në New York është pjesë e një eventi bamirërie që thyen barrierat e standardeve të vjetruara të bukurisë dhe synon të rrisë vetëdijen për njerëzit me sindromën Down.

    Organizatorja Tiziana Randisi tha se Java e Modës në New York është një hap i madh përpara për ata që kanë aftësi të ndryshme.

    Ndërsa vogëlushja Francesca sapo po fillon karrierën e saj në modelim, Madeline është tashmë një modele e njohur që sfilon për mjaft stilistë, përfshirë Tommy Hilfiger.

    Leave a Reply

    Your email address will not be published. Required fields are marked *