Shteti i pare evropian liron masat e koronavirusit, te merkuren rinis shkolla

    0
    198

    Pavarsisht paralajmërimeve të OBSH-së për të mos liruar masat ndaj koronavirusit, Danimarka do të hapë shkollat dhe qendrat e kujdesit shëndetësor të mërkurën e ardhshme.

    Lehtësimi i masave vjen pasi numri i të prekurve me Covid-19 në vendin skandinav është stabilizuar.

    Megjithatë, masat shtrënguese për mbylljen e lokaleve, restoranteve, qendrave tregtare dhe ndalimi i grumbullimeve publike prej më shumë se 10 personash, do të qëndrojnë në fuqi dhe për të paktën 1 muaj.

    Kryeministrja Mette paralajmëroi se plani do të funksionojë vetëm nëse rregullat e mbylljes totale do të lirohen gradualisht.

    “Është njësoj sikur të ecësh mbi një litar”, u shpreh ajo në një konferencë për shtyp.

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here