Shtimi i rasteve te reja, Komiteti Teknik i Eksperteve merr vendimin e rendesishem per qytetaret

    0
    87

    Diten e sotme Komiteti Teknik i Ekspertëve ka marr vendimin për të mos u kthyer pas, pavarësisht shtimit të rasteve me koronavirus që pas hapjes së madhe.

    Kryetarja e komitetit teknik të ekspertëve, Mira Rakacolli në një deklaratë të transmetuar në Facebook-un e kryeministrit Edi Rama tha se nuk është e nevojshme të aplikohen kufizime të reja.

    Ndërkaq është marre vendimi per shtyrjen me një javë te hapjes se transportit publik.

    “Pas vlerësimit të situatës aktuale epidemiologjike, Komiteti Teknik i Ekspertëve vendosi të mos ketë kthim mbrapa, por për më shumë siguri, u rivlerësua shtyrja e transporti publik me të paktën 1 javë, si aktivitet me rrezikshmëri të lartë,” shkruan kryeministri Edi Rama në Facebook.

     

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here