Shtohen rastet e te prekurve me Koronavirus ne Shqiperi, shkon ne 4 numri i vatrave

    Eshte shtuar diten e sotme numri i rasteve me Koronavirus ne Shqiperi duke e cuar ne 12 numrin e te prekurve

    Janë zbuluar dy raste të reja me koronavirus në Shqipëri. Lajmi u konfirmua sot nga zv.ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli. Kështu, me dy të sotmit, numri total ka shkuar në 12 raste. Njëri prej të prekurve të konfirmuar sot është nga Lushnja dhe ka qenë në Bergamo.

    Ndërkohë, rasti tjetër pozitiv është një person që ka patur kontakt me dy personat e parë që u konfirmuan me koronavirus në Shqipëri.

    Janë kryer 43 testime të reja, kanë rezultuar pozitive vetëm 2 raste. Njëri prej tyre është i lidhur me rastin e parë, tjetri një i moshuar në Lushnje 73 vjeçar që ka udhëtuar nga Bergamo.

    Të dyja rastet janë në vetë izolim dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore. 157 njerëz të dyshuar në total, 12 janë pozitiv. Lidhur me gjendjen e tyre shëndetësore, 3 janë të shtruar në Infektin në gjendje stabël, një në Durrës.

    7 janë në vetë izolim, pa shenja klinike. Po vazhdojmë të gjurmojmë rastet.
    Vazhdoj ti bëj thirrje edhe qytetaërtve të zabtojnë rregullat që kemi përcaktuar dhe njoftuar.

    Mbyllje për publikun të ambienteve të shërbimeve lokale, pishina, shërbime argëtimi për fëmijët dhe të rritur, ndalimin e ekskursioneve, kurse, etj.
    Detyrohen të gjithë personat që kanë hyrë nga zonat e infektuara të plotësojnë skedarin e paraqitur në pikat kufitare që hyjnë.
    Protokollet e organizatës së shëndetësisë, kanë dhënë orientimet përkatëse të cilat po ndiqen“, tha zv.ministrja.

    Katër vatra infeksioni

    Deri më tani janë zbuluar katër vatra infeksioni nga koronavirusi në Shqipëri duke e bërë gjendjen shumë serioze. Vatra e parë dhe më e madhja është ajo e babë e bir nga Tirana që kanë infektuar edhe shtatë të tjerë. Rasti i dytë i pavarur është ai i një 31 vjeçari sërish nga Tirana. Rasti i tretë është ai i një gruaje 75 vjeçare nga Durrësi, e cila dyshohet të ketë infektuar mjaft të tjerë, përfshirë edhe mjekë e infermierë të spitalit të qytetit.

    Ndërkohë, rasti i katërt i pavarur është ai i një personi nga Lushnja i konfirmuar sot nga zv.ministrja e Shëndetësisë.

    Leave a Reply

    Your email address will not be published. Required fields are marked *