Shtrohet urgjent në spital kuzhinieri i famshëm turk, dyshohet se po vuan nga kjo semundje e rend

Turqi- Kuzhinieri i famshëm turk, Burak Özdemir, apo siç njihet në rrjetet sociale, si CZN Burak, është shtruar në spital.

Vetë ai ka publikuar një fotografi nga spitali.

Megjithëse Burak nuk ka dhënë më shumë detaje për shëndetin e tij, sipas mediave vendase, kuzhinieri po vuan nga tumori në tru.

CZN Burak është bërë i njohur për shkak të metodologjisë së tij të veçantë të gatimit të ushqimeve të ndryshme turke dhe siriane.

Videot e tij duke përgatitur vakte të mëdha ushqimi në pjata po aq të mëdha u bënë virale.

Ai madje njihet për përgatitjen e ushqimit vetëm duke parë në kamera. /noa.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *