News

Situata kritike në spitalet italiane, dalin te dhenat e fundit per koronavirusin

Situata kritike në spitalet italiane, dalin te dhenat e fundit per koronavirusin

Shefi i Mbrojtjes Civile në Itali, Angelo Borrelli, ka përditësuar shifrat nga koronavirusi, duke bërë të ditur se numri i jeteve te humbura ka shkuar në 148 persona, 41 më shumë se një ditë më parë.

Lajmi i mirë vjen nga personat e shëruar, të cilët janë 138 vetëm gjatë 24 orëve të fundit. Në total, në Italinë fqinje janë infektuar nga koronavirusi 3296 persona.

Borrelli theksoi se situata në spitalet italiane nuk është kritike, por veçoi ato në Lombardi si të mbingarkuar.

Në Itali, shkollat dhe universitetet do të qëndrojnë të mbyllura deri në 15 mars. Vendimi u mor nga qeveria për të frenuar përhapjen e virusit covid-19, pavarësisht se Komiteti Tekniko-Shkencor kishte hedhur dyshime mbi efikasitetin e një mase të tillë.

Gjithashtu, në të gjithë vendin do të pezullohen të gjitha manifestimet dhe aktivitetet e çdo lloj natyre. Ndeshjet e kompeticionet sportive, përfshirë Serinë A, do të zhvillohen me dyer të mbyllura.

Qeveria inkurajon punën nga shtëpia dhe ndryshim të stilit të jetesës për të paktën 30 ditë, pa shtrëngime duarsh e përqafime.