“Situatë kat astrofike’/ “Mjekët janë infektuar masivisht, Covid 19 po bën namin në këtë qytet”

    Në Elbasan është një situatë shqetesuese nga pandemia. Denoncimi është bërë nga ish-deputeti i Partisë Demokratike Luciano Boci. Ai thekson se shumë mjekë janë infektuar me Covid-19 në këtë qark, ndërsa shton se situata është totalisht në rënie të lirë.

    “Pothuaj gjithë personeli i Njësisë vendore të kujdesit shëndetësor, rezulton pozitiv. Situata është lënë në rënie të lirë dhe totalisht jashtë kontrollit.

    Asnjë karantinim, apo teste për rrethin e kontakteve të të prekurve. Rreziku është permanent dhe neglizhenca qeveritare absolute.

    Asnjë masë nga Ministria e Shëndetësisë për të pamundësuar përhapjen e virusit nga kjo strukturë e shëndetit parësor, kur dihet që kontaktet e tyre me publikun janë të shpeshta. Rama e Manastirliu flasin nga kullat e… detit”, shkruan Boçi.

    Leave a Reply

    Your email address will not be published. Required fields are marked *