Skenë lufte! Si ndodhi ngjarja në shtëpinë e parukieres nga Kavaja për një lidhje dashurie

    Detaje të reja kanë dalë në dritë për ngjarjen e rëndë në qytetin e Kavajës.

    I plagosuri është një efektiv policie i identifikuar si Bledar Toci i cili aktualisht është jashtë rrezikut për jetën.

    ABC News raporton se viktimë ka mbetur Dritan Haxholli, i cili hyri në shtëpinë e gruas, të cilës i kërkonte medoemos që të rilidheshin pasi kishin patur një raport më parë.

    E ndjerë e kërcënuar, gruaja i ka kërkuar ndihmë të afërmve të saj si edhe policit B.Toci, i cili bashkë me të afërmit e zonjës ndodhej brenda shtëpisë.

    Në këtë moment, në shtëpi ka hyrë Dritan Hoxholli me kallashnikov në dorë duke qëlluar ndaj atyre që ishin brenda.

    Në këtë moment Toci i është përgjigjur me armën e shërbimit duke e lënë të vdekur në vend.

    Kavajë/Informacion paraprak

    Rreth orës 00.40, në Lagjen nr. 2 Kavajë, shtetasi D. H., banues në Kavajë, ka hyrë në banesën e shtetases M. Q. Në banesë ndodhej dhe shtetasi B. T, banues në Kavajë, punonjës i Policisë së Burgjeve.

    Shtetasi D.H. është konfliktuar me shtetasin B. T. dhe si pasojë shtetasi D.H ka qëlluar me armë në drejtim të shtetasit B.T duke e plagosur atë. Shtetasi B.T me armën e shërbimit ka qëlluar në drejtim të shtetasit D.H i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje.

    Shtetasi B.T, ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

    Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes.

    Leave a Reply

    Your email address will not be published. Required fields are marked *